Transmetuar më 16-01-2018, 08:30

Kryeministri Edi Rama, e ka nisur ditën duke publikuar pamjet e përgatitjeve të fundit të muzeut muzeal “Triditëshi i Yllit të Mëngjesit”.

Bëhet fjalë për një labirint ndërveprues imazhesh të Skënderbeut dhe artefaktesh autentike pjesërisht të pashfaqur më parë, që nga mbrëmja e sotme pritet të çelet në Tiranë, në hollin e Pallatit të Kongreseve, si pikë kulmore e 550 vjetorit të vdekjes se Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

“Mirëmëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me përgatitjet e fundit për ta bërë të ndriçojë siç duhet Yllin e Mëngjesit, i cili, pasi mori rrugëtimin e tij fantastik më 28 nëntor në Vlorë, do të qëndrojë në Tiranë gjatë tre ditëve të jubileut të Gjergj Kastriotit Skënderbeu”, shkruan Rama në Facebook.

Mësohet se muzeu do të vizitohet falas prej ditës së sotme, ora 19.30 me 22.00 të mbrëmjes si dhe të mërkurën e të enjten, nga ora 10.00 me 22.00 të mbrëmjes. /a.y/noa.al