Transmetuar më 16-01-2018, 08:20

Një skenë e denjë për filmat horror, ajo e zbuluar ditën e djeshme nga policia amerikane në California, jo shumë larg Los Angeles.

Në një banesë, një çift mbante të burgosur 13 fëmijët e tyre, që të gjithë të prangosur në krevate, të kequshqyer dhe të dehidratuar.

Alarmi që çoi në zbulimin e frikshëm u bë nga një prej viktimave, një vajzë 17-vjeçare, e cila arriti që të arratisej dhe të lajmërojë policinë, shkruan noa.al.

Policët ndërhynë në banesë duke arrestuar burrë e grua, David Allen Turpin dhe Louise Anna.

Shtatë nga fëmijët që mbaheshin të burgosur ishin nga 18 deri në 29 vjeç dhe gjashtë të tjerë janë të mitur, mes tyre edhe një djalë vetëm 2 vjeç,

Tashmë çifti, ai 57 dhe ajo 49 vjeçe, rrezikojnë rëndë, të akuzuar për rrëmbim të miturish, keqtrajtim dhe torturë.

Që të gjithë fëmijët e çiftit u shtruan në spital, për shkak të gjendjes së tyre të rëndë. /a.y/noa.al