Transmetuar më 15-01-2018, 21:14

Google është motori i kërkimit më i shpejtë dhe më i përdorur në botë. Teknologjia prapa këtij motori mundëson që brenda pak sekondave të shfaqen miliona të dhëna me një kërkim të thjeshtë.

Ajo çfarë po i habit kohët e fundit njerëzit e internetit, është misteri prapa një numri – saktësisht 241543903.

241543903 (ose kokat në frigorifer) është një fjalë kyçe me numra, e lidhur me fotografi qesharake që shfaq njerëzit me kokat e tyre në frigorifer.

Nëse e shkruani 241543903 në Google Images, do të shihni përplot fotografi të tilla, të njerëzve me kokën e tyre në frigorifer. /k.k/noa.al/