Transmetuar më 15-01-2018, 17:20

Një i ri nga Shqipëria është ndaluar nga autoritetet britanike, i akuzuar për vjedhje. Bëhet fjalë për një 23-vjeçar, me emrin Dorian Puka, të cilit në momentin e ndalimit iu gjetën disa orë dore dhe portofola të vjedhur.

Edhe pse përfundoi dënimin e tij 9-mujor për grabitje dhe u kthye në Shqipëri, Daily Mail shkruan se 23-vjeçari udhëtoi sërish në Britani për të vazhduar “profesionin” e tij.

Gjithçka nisi nga pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, ku i riu u kap duke vjedhur disa orë në një dyqan.

Ndalimi i shqiptarit u bë në Jug-Perëndim të Londrës, ku patrulla arrriti ta dallojë nga një orë e shtrejntë që mbante në dorë, dhe pasi u ndalua atij iu gjetën dhe shumë orë të tjera të shtrenjta.

Daily mail shkruan po ashtu se raste të tilla po shkaktojnë jo pak probleme edhe në radhët e këtij shteti, ku në jo pak raste vihet në dyshim siguria e kufijve. /k.k/noa.al/