Transmetuar më 15-01-2018, 15:27

Vranësira të shpeshta dhe reshje të izoluara do të ketë në Veri- Jug ndërsa më të dendura vranësirat paraqiten në zonat Qendrore ku priten reshje të herë pas hershme.

Pasditja sjell shtim të shirave në zonat Perëndimore ndërsa në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës, reshjet bëhen prezente thuajse në të gjithë territorin. 

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë gjatë mëngjesit por mbeten konstante gjatë orëve të mesditës duke ruajtur maksimumin prej 14°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë në Verilindje, me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Perëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 3 ballë.

Europa 

Veriu, Perëndimi si dhe pjesa më e madhe e Europës Qendrore përfshihen nga vranësira të fuqishme dhe reshje të dendura shiu e dëbore. Po ashtu, Europa Juglindore dhe Ballkani Jugor mbeten me vranësira dhe reshje të shpeshta.

Por kthjellime dhe vranësira të shpeshta dominojnë Europën Verilindore si edhe pellgun Mesdhetar duke përfshirë edhe gadishullin Iberik. /b.l/noa.al/