Transmetuar më 15-01-2018, 13:44
Publicitet

Të shpeshta kanë qenë kohët e fundit ndryshimet e bëra në rrjetet sociale, të cilat janë kthyer të domosdoshme për njerëzit.

Dhe nëse flasim për WhatsAppin, një aspekt me rëndësi për të  është video chat-i ku pritet të ketë një përditësim të rëndësishëm.

WhatsApp bën me dije se tanimë po vjen një përditësim i ri beta, të cilin kompania e ka lëshuar këtë javë. 

Bëhet fjalë për një veçori të re që shfaq një buton të ri i cili automatikisht ju kalon në video thirrje. Ky ndryshim inkurajon njerëzit të përdorin videot në vend të thirrjeve me zë.

Funksioni i ri u zbulua për herë të parë nga WABetaInfo, megjithatë, ata thonë se kjo është në dispozicion vetëm për momentin tek njerëzit e regjistruar në versionin beta të WhatsAppit.

Veçoria e re nuk do të mbyllë një telefonatë me zë, por vetëm do ta kalojë atë në një video thirrje me të njëjtin person.