Transmetuar më 15-01-2018, 13:25

Të gjithë e dimë se natyra është mrekulli dhe produktet e saj na ndihmojnë për shumë probleme me shëndetin, por kur vjen puna tek problemet antibakteriale aty produktet natyrale shkëlqejnë.

Kur sëmureni, është mirë të evitoni marrjen e antibiotikëve pasi ata shkatërrojnë sistemin tuaj imunitar. Më poshtë gjeni recetën e një antibiotiku natyral që mund ta përgatisni vetë në kushte shtëpie dhe mbi të gjitha nuk ka efekte anësore.

Përbërësit: Gjysmë luge çaji kanellë, 1 thelb hudhër, 2 lugë gjelle mjaltë, lëng limoni të shtrydhur, 2 lugë çaji xhenxhefil të grirë, gjysmë luge çaji pluhur të specave djegës.

Përgatitja: Fillimisht shtrydheni lëngun e limonit dhe shtoni pluhurin e specave djehës, hudhrën, kanellën dhe xhenxhefilin. Përzieni të gjithë përbërësit dhe shtoni mjaltë.

Përzieni mirë derisa të krijohet një masë homogjene. Këtë mase vendoseni në një kavanoz që mbyllet dhe lëreni të qëndrojë në temperaturën e dhomës për të paktën tri orë dhe më pas vendoseni në frigorifer dhe konsumoni nga një lugë çdo mëngjes./b.l/noa.al/