Transmetuar më 15-01-2018, 13:14

Zhvillim historikë në Arabinë Saudite, ku për herë të parë femrat u lejuan që të hyjnë në stadiumet e futbollit.

Vendimi për të parë ndeshje edhe nga gratë u lajmërua në muajin tetor në Gedda, gjatë ndeshje të vlefshme për kampionatin saudit.

Por këtë të diel u panë tifozet e para femra, në sektorët e rezervuar për to, të veshura me perçe. Skuadra e Al Ahli fitoi 5-0 ndaj Al Batin.

Tifozet e veçanta shijuan gjithë ndeshjen, madje nuk ngurruan që të bënin edhe fotografi.

Por edhe prania e tyre në stadiumin e Gedda ngjalli interes, duke u fotografuar nga të pranishmit. /a.y/noa.al