Transmetuar më 15-01-2018, 12:26

Dy binjakë nga Rripi i Gazës kanë lindur gjatë muajit tetor të vitit 2017 me stomak dhe legen të bashkuar dhe gjendja e tyre e komplikuar nuk mund të trajtohej lehtë.

Por kur kanë kaluar disa muaj, binjaket Haneen dhe Farah gjatë javës që lamë pas iu nënshtruan një operacioni i cili u mundësoi mrekullisht ndarjen e trupave. Por njëra prej tyre ra në vdekje klinike.

Operacioni i ndarjes së binjakeve u krye të hënën dhe përfshinte ndarjen e shumë organeve, duke përfshirë edhe mëlçinë, si dhe përmirësimin e organeve të Haneen.

"Haneen është në gjendje konstante dhe drejt përmirësimit pesë ditë pas ndarjes kirurgjikale nga motra e saj klinikisht e vdekur, Farah",  bëri të ditur Ministria e Informacionit të Arabisë.

Mjeku tha se shenjat vitale të së miturës palestineze tani janë të mira dhe se ajo nuk e përdor më respiratorin artificial. "Haneen merr frymë normalisht dhe po trajtohet me ushqim intravenoz",- tha Dr. Abdullah al-Rabiah, i cili udhëhoqi ekipin e operacionit./b.l/noa.al/