Transmetuar më 15-01-2018, 11:59

Dy persona të tjerë të afërt me aktoren me origjinë shqiptare Eliza Dushku, agjenti i saj i asaj kohe JoAnne Colonna dhe një mik i vjetër Peter Conti, kanë dalë në mbështetje të deklaratës së aktores duke pohuar se ajo është përdhunuar nga koordinatori i dublimit të filmave Joel Kramer, teksa ajo ishte 12 vjeçe dhe luante në filmin “True Lies”, në vitin 1994

Colonna, aktualisht menaxher, ishte shoku i saj i ngushtë për disa vite, të cilit i kishte besuar sekretin e tmerrshëm. Ai tha se kishte kontaktuar producentin ekzekutiv të “True Lies”, Rae Sanchini për ti ngritur shqetësimin e tij për sjellje të keqe, para se incidenti të ndodhte, ndërkohë që filmi ishte duke u xhiruar në Miami.

“Kishte shumë gjëra të papëlqyeshme gjatë xhirimeve. Ka patur biseda seksuale me të në raste të ndryshme. Ai ishte i rrëmbyer, Eliza u trajtua si një nga djemtë dhe jo si një fëmijë 12 vjeçe”, tha ai për amerikanen “Deadline”

Colonna tha se zgjodhi Sanchinin si personin për të kontaktuar, për shkak se ishte producenti e drejtpërdrejtë i filmit dhe përgjigja që mori ishte, “Do merrem me të” Më tej kur filmi u prodhua ku Dushku luante vajzën e Arnold Schwarzenegger, heshti mbi atë që kishte ndodhur, tha Colonna.

“Ajo më tha që nuk e besonte dot. Unë i thashë ‘do vij gjatë xhirimeve nesër”.

Dushku iu përgjërua asaj që të mos i tregonte askujt për shkak se druhej se mos e ndëshkonin.

Ajo tha se ajo foli me Sanchinin dhe gjithashtu e tërhoqi Kramerin mënjanë dhe e paralajmëroi që të qëndrojë larg saj.

“Sa për atë që ndodhi, askush nuk bëri asgjë fare”, deklaroi Colonna. Ai shtoi se reagimi i Sanchinit ishte, “Çfarë bënte një vajzë 12-vjeçare natën me gjithë ekipin?!”

Në një deklaratë për ngjarjen, Sanchini mohoi që të kishte njohuri për përdhunimin.

“U trondita dhe pikëllova kur lexova historinë se Eliza ishte përdhunuar gjatë xhirimit të filmit. Ajo ka mbështetjen dhe simpatinë time të plotë. Sikur ta dija, do kisha marrë veprime të menjëhershme dhe të forta. Jam me Elizën dhe shpresoj se duke dalë në mbështetje të saj, do e bëj të ndihet më mirë”, tha Sanchini, shkruan noa.al.

Colona shton se ka lexuar të gjitha tregimet rreth Mira Sorvino, Ashley Judd dhe deklaron se ka një arsye pse askush nuk del përpara; “të gjithë ishin aq të frikësuar se mos do të hynin në listën e zezë dhe do të pushoheshin nga puna” Colonna thotë se është i kënaqur që Dushku gjeti guximin për të dalë përpara, duke deklaruar se “Unë jam i sigurt që të mbash një gjë të tillë kaq gjatë është diçka shkatërruese, që ndikon gjatë gjithë jetës”.

Conti, një profesor kolegji dhe shkrimtar si dhe mik i ngushtë i Dushkut, të cilën e ka njohur qysh kur ishte 11 vjeçe tha për “Deadline” se Eliza i tregoi për incidentin, në të cilin Kramer e ftoi për një festë në pishinë dhe më tej e tërhoqi drejt dhomës së tij të hotelit.

“Ajo ishte me të vërtetë e mërzitur, më tha se ishte në një situatë të keqe”, tregoi ai.

Ai tha se donte të shkonte dhe të ballafaqohej me Kramerin, por Dushku i kërkoi atij që ta linte me aq.

“Ajo tha se kishte frikë se mos përgjegjësinë ia linin saj”, deklaron Conti. Në postimin e bërë në Facebook, Eliza flet për frikën për jetën pas incidentit që pësoi nga Kramer, duke shtuar se pas përdhunimit përfundoi në spital me brinjë të thyer.

“Ajo tha se ishte fjala e saj kundër tij dhe askush nuk do ta besonte”, tregon Conti.

Ai pranon se i vjen keq që nuk veproi ndryshe, por shpreh habi si askush nuk e ndëshkoi përdhunuesin.

Conti u përpoq të përballej me Kramer gjatë premierës së “True Lies” në Westwood.

“Mendova ta rrihja, por u përballa me truproja që më penguan”, kujton ai.

Më tej zbulon se kanë kaluar rreth dhjetë vjet që kur Eliza e ka përmendur atë rast.

Në postimin e saj në Facebook, Dushku fliste për mënyrën se si ajo gjeti forcën për ta bërë publike atë që i kishte ndodhur, shkruan noa.al.

“Me çdo person që flet, me çdo flamur që shfaqet, shihen histori të ngjashme dhe të vërteta, kjo gjë të forcon. Ndarja e këtyre fjalëve, duke e thirrur në emër abuzuesin tim publikisht, sjell fillimin e një qetësie të re”, shkroi ajo. /a.y/noa.al