Transmetuar më 15-01-2018, 09:58

Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në Prishtinë, gjatë natës që lamë pas.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit, ende pa zbardhur e hëna, në kryqëzimin që lidh rrugën “Agim Ramadani” me rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë.

Një makinë tip “Toyota Korolla”, ngjyrë e bardhë, me targa të Kosovës është përplasur me një automjet “Golf IV”, ngjyrë hiri me targa të Shqipërisë.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar pesë persona, njëri prej të cilëve gjeti vdekjen si pasojë e plagëve të marra.

Viktima është Rr. H., 38 vjeç, shtetas i Kosovës, shoferi i makinës tip “Golf”.

Ndërsa personat e tjerë të lënduar janë pasagjerë në makinën ‘Toyota’, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

28-vjeçari B.B., drejtues i automjetit Toyota, është vënë në prangat e policisë, ndërkohë që hetimet për të zbardhur ngjarjen, janë ende nën vijim. /a.y/noa.al

Foto ilustruese