Transmetuar më 15-01-2018, 08:41

Së paku dy persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një tërmeti të fuqishëm që goditi Perunë.

Lëkundjet e fuqishme që goditën shtetin peruan këtë të diel ishin me magnitudë 7.3 ballë të shkallës Rihter.

Tërmeti u shënua në orën 04:18 me orën lokale ose 10:18 me orën tonë.

Epiqendra e tërmetit u lokalizua 31 kilometër në jugperëndim të Acari.

Dyshohet se lëkundjet kishin me epiqendër në 10 kilometër thellësi. /a.y/noa.al