Transmetuar më 14-01-2018, 23:01

Skuadra e Barcelonës ka marrë një fitore të çmuar në takimin e mbrëmjes së sotme përballë Real Sociedadit.

Takimi i vlefshëm për “La Liga”, u fitua nga katalanasit me rezultatin 4-2.

Barcelona ka arritur të përmbysë rezultatin kur ishte në disavantazh 0-2.

Pjesa e parë e ndeshjes së zhvilluar në stadiumin Anoeta u mbyll 1-2.

Në pjesën e dytë u përmbys gjithçka me goleadë nga katalanasit.

Golat për Barcelonën u shënuan nga Paulinho, Luis Suarez (2 gola) dhe Messi.

Kjo ishte fitorja e parë për katalanasit në transfertë përballë Sociedadit pas 11 vitesh.

Katalanasit kryeson “La Ligan” me 51 pikë./a.k/noa.al/