Transmetuar më 14-01-2018, 20:57

Një avioni i linjës Ankara-Trabzon në Turqi, ka dalë nga pista teksa po bënte uljen.

Fatmirësisht nuk raportohen të lënduar apo viktima.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:30.

Në bordin e avionit Pegasus Airlines, ishin 162 pasagjerë, 2 pilotë dhe 4 stjuardesa.

Avioni nuk ka mbajtur dot frenat dhe ka dalë nga pista duke rrëshqitur drejt detit, por 25 metra pa përfunduar në det, është ndalur.

Qytetarët janë shprehur se kanë përjetuar 15 minuta panik, pasi dera nuk po hapej dhe të gjithë po prisnin që të shpërthente avioni pasi ka nisur të ndihet era e karburantit.

Pasagjerët kanë filmuar edhe video gjatë momentit të panikut./a.k/noa.al/