Transmetuar më 14-01-2018, 18:02

Dimri i vërtetë do të vijë javën tjetër.

Sipas Meteoalb reshjet e dëborës do të rikthehen në pjesën më të madhe të vendit, deri në lartësitë mbi 700 metra mbi nivelin e detit.

Mirëpo, ndonëse kjo fundjavë sjell reshje vetëm në një pjesë të territorit shqiptar, fundjava tjetër do të vijë me një dimër të vërtetë.

Ndër të tjera, Meteoalb lajmëron se nga data 20 deri në datën 26 janar, do të kemi tamam ditë dimri.

Madje ka shumë gjasa që fundjava tjetër të na sjellë reshje bore në Tiranë, ndërsa konfirmon se mali i Dajtit do të mbushet plot. /k.k/noa.al/