Transmetuar më 14-01-2018, 16:22

Një i moshuar në Indi u dërgua menjëherë në spital pasi ai gëlltiti protezat e tij.

Ram Kuber Phatak, 77 vjeç, po hante një sanduiç kur protezat e tij me sa duket u liruan dhe ai aksidentalisht i gëlltiti bashkë me ushqimin.

Mjekët kanë bërë të mundur heqjen e protezave 3.5 centimetra të gjatë se bashku me një tel çeliku në mes të protezës.

Kirurgët  thanë se pacienti i tyre po merr vetën , ndërsa e cilësuan të moshuarin si njëri me fat, pasi nëse nuk do të kishte arritur në kohë në spital, jeta e tij do të ishte në rrezik. /k.k/noa.al/