Transmetuar më 14-01-2018, 14:08

Ne mbështetemi në horoskop pothuaj për gjithçka, duke filluar që nga dashuria e deri në mënyrën se si t’i mbajmë flokët. Në fakt, edhe parfumi ka një lidhje të veçantë me shenjën e horoskopit. Kjo, edhe për faktin se të gjitha tiparet e personalitetit e kanë burimin tek astrologjia. Anne Nelson Sanford, perfumiere dhe themeluese e LURK Beauty, jep disa rekomandime aromash sipas shenjës së horoskopit. Pastaj, mund ta kesh më të lehtë për të zgjedhur dhuratën.

Dashi

Si shenja e parë e Zodiakut, Dashi ka një energji të lartë, sidomos kur merr përsipër projekte të reja. Të lindurit në këtë shenjë gjejnë rehati shumë shpejt kur marrin sfida të reja. Aroma e përshtatshme e tyre është ajo e pishës, sepse i mban të fokusuar dhe të angazhuar në çdo iniciativë. Provo: Lurk AS 01 Perfume Oil.

Demi

Të besueshëm, artistikë, dhe sensualë. Megjithatë është një shenjë, e cila, ndonjëherë mund të jetë cinike dhe pak kokëfortë. Lulja e duhanit mund t’u japë atyre shumë kreativitet në çështje emocionale dhe mendore, ndërsa vanilja u shton humorin. Të lindurit në shenjën e Demit janë natyra që kërkojnë shumë, kështu që ky lloj vaji tregon në të vërtetë se ata kërkojnë gjëra elegante në jetë. Provo: Tom Ford Tobacco Vanille.

Binjakët

Një shenjë që karakterizohet si shumë sociale, interaktive dhe e komunikueshme. Janë inteligjentë, të mprehtë dhe të dashur me çdo gjë që kanë përreth, kanë tendencë edhe ta teprojnë ndonjëherë për thashetheme. Kërkesat e tyre të larta dhe personalitetin e dyfishtë e tregojnë aromat natyrale dhe të qeta të luleve, që në të njëjtën kohë bëjnë balancimin tek natyrat e tyre. Provo: Rodin Bis.

Gaforrja

Natyra shumë emotive, por edhe këmbëngulëse dhe besnike. Këto cilësi të mrekullueshme të Gaforres mund të shkojnë shumë larg, sa u përket aromave, por ajo që është më e përshtatshme është lulja e Gardenia-s, e cila ndihmon pikërisht natyrën e tyre emocionale. Provo: Kai Eau de Perfum.

Luani

Të përkushtuar, optimist dhe romantikë, Luanët kanë tendencë të jenë gjithmonë në qendër të vëmendjes, aq sa shpeshherë e teprojnë. Trëndafili i ndihmon ata të mbajnë ekuilibrin mes natyrën së tyre protagoniste dhe anës romantike, si dhe balancon cilësitë e tyre. Provo: Le Labo Rose 31.

Virgjëresha

Elastikë, të rafinuar dhe gati perfekt, Virgjëresha përfiton shumë nga efektet e temjanit. Ky vaj është një përbërës i mrekullueshëm që e ndihmon natyrën e tyre të jetë në ekuilibër. Për Virgjëreshën temjani nxit qetësinë dhe e bën atë të jetë më e lirë. Provo: Chanel Coco Noir.

Peshorja

Intelektualë, simpatikë dhe diplomatë. Natyra e Peshores, gjithmonë me takt, i bën të gjithë të ndihen mirë me shoqërinë e tyre. Është një shenjë që pëlqen zakonisht të konfrontohet, edhe pse zakonisht lënë tek të tjerët të kuptohet se janë dembelë apo të painteresuar. Natyra sensuale e Peshores ndihmohet nga piperi, i cili i mban të balancuara dy anët e peshores. Provo: Penhaligon’s Juniper Sling.

Akrepi

Ekstremisht tërheqës dhe me një vetësiguri absolute. Është ndoshta shenja më sociale dhe gjithmonë gëzon adhurimin e të gjithëve. Akrepi ka tendencë të jetë konkurrent mjaft i fortë, edhe pse ndonjëherë ka më shumë armiq se miq. Sias class, thelbësore për të janë aromat me nuancat e trëndafilit, sepse i falin qetësi dhe emocion. Provo: Diptyque Do Son.

Shigjetari

Besnikë, bujarë dhe unikë. Femrat Shigjetar janë gjithmonë në kërkim të aventurave. Ndonjëherë e teprojnë me energjinë e tyre të pashtershme për të pasur çdo gjë nën kontroll. Për këtë janë më të prirura drejt aromave të veçanta, jo të zakonshme e të paqta. Provo: Narciso Rodriguez For Her.

Bricjapi

Sinqeriteti është një shenjë dalluese e personalitetit të Bricjapit. Janë të fortë, të fokusuar dhe mjaft praktikë. Ndoshta ndonjëherë kanë nevojë për fantazi. Jasemini është aroma që i identifikon më së shumti dhe u nxjerr në pah anën e tyre sensuale. Provo: Calvin Klein Beauty.

Ujori

Të sinqertë dhe të interesuar për të gjetur të drejtën, Ujorët mund të bien në sy shumë shpejt. Vajrat esencialë ruajnë ekuilibrin dhe nxisin anën e tyre krijuese. Provo: Acqua di Parma Acqua Nobile Gelsomino.

Peshqit

Ëndërrues, kreativë dhe intuitivë, Peshqit janë të butë dhe më përfytyrues se të gjitha shenjat e Zodiakut. Janë të prirur drejt aromave mistike, por edhe atyre të tokës. Provo: Elizabeth and James Nirvana.