Transmetuar më 14-01-2018, 08:47
Publicitet

Mesa duket ditëve të para të janarit me temperaturat vërtet karakteristike për periudhën e vitit ku ndodhemi po ju vjen fundi.

Sinoptikanët kanë parashikuar reshje dëbore duke nisur nga mbrëmja e kësaj të diele, ndërsa ditët kur do të ndjehet dimri i vërtetë do të jenë 20 deri në 26 janar.

Sipas “MeteoAlb” Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë në Jug dhe Qendër ndërsa vranësira më të dukshme lokalizohen në Veri dhe zonat Lindore të Shqipërisë.

Pasditja sjell fuqizim të vranësirave në territor të cilat në mbrëmje dhe gjatë natës gjenerojnë reshje shiu në ultësirën perëndimore ndërsa dëborë, në zonat malore. 

Vranësira dhe reshje të përkohshme shiu e dëbore, vijojnë ndikimin edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit gjatë të dielës do të pësojnë një rënie me 1-2°C në të dy ekstremumet termike të ditës, më e ndjeshme gjatë orëve të para të ditës, duke bërë që vlerat e tyre të luhaten nga -4 deri në 12 gradë celsius. /b.l/noa.al/