Transmetuar më 14-01-2018, 08:05

Është një nga aktorët e humorit më të pëlqyer në vendin tonë. Me batutat e tij ai mbërthen para ekranit mijëra spektatorë.

Nuk ndodh shpesh që aktorin ta shohim të ftuar në emisione të tjera dhe të flasë për jetën e tij private.

Po flasim për Florijan Binaj, i ftuar në emisionin “Chic”, ku gjatë intervistës vendosi të tregojë arsyen se pse nuk e bën publike jetën e tij private.

“Ti nuk shet shumë në portale, mund të kishe bërë miliona klikime, por ti ruan me fanatizëm jetën tënde familjare”.

“Nuk besoj se jeta personale duhet bërë publike sepse nuk do të quhej e tillë nëse bëhej publike. Dua ta mbroj familjen time nga kontakti i tepërt me jetën publike”, u shpreh ai.