Transmetuar më 14-01-2018, 07:45
Publicitet

Policia rrugore e Tiranës ka vijuar edhe gjatë mbrëmjes së djeshme me aksionin për të kontrolluar drejtuesit e mjeteve në rrugë.

Të vendosur pranë Muzeut Historik Kombëtar, një patrullë policësh i hoqën lejen e drejtimit të automjetit një shoferi.

Në videon e shpërndarë nga vetë policia shihet momenti kur polici i afrohet drejtuesit të mjetit dhe i kërkon të mos e zgjasin shumë procedurën.

Pasi i tregon mënyrën se si duhet të veprojë me aparatin e matjes së sasisë së alkoolit, shoferi nis të fryjë dhe rezultoi se kishte konsumuar alkool mbi normën e lejuar, 024 mg/l.

Polici e ka ftuar të mos lëvizë nga mjeti deri në përfundim të procedurave përkatëse, ndërsa e njohu edhe me masën e bllokimit të lejes së drejtimit. /b.l/noa.al/