Transmetuar më 13-01-2018, 22:23

Platforma televizive Digitalb, ka vendosur të mbyllë transmetimet e kanalit me pagesë shtesë, Digi Gold.

Duke nisur nga data 15 janar 2018, Gold nuk do të ekzistojë më.

Megjithatë në opsionin Pop Corn, do të jetë kategoria Gold ku do të transmetohen, gjithnjë sipas njoftimit të Digitalb, filma ashtu si deri tani transmetoheshin në kanalin Gold.

Sakaq, nga e hëna 15 janar, në vend të Gold, do të jetë një kanal i ri.

Mësohet se do të jetë edhe ai kanal tematik, kryesisht me filma nga prodhimet evropiane.

Këto ditë deri në mbylljen e tij, Gold po i transmeton pa pagesë filmat premierë.

Deri tani, raporton noa.al, Film Gold ka funksionuar si një kanal me filma të rinj, ku vetëm 5 minutat e para ishin falas dhe më tej, çdo film kushtonte 200 lekë.

Duket se kjo nuk ka funksionuar shumë, sepse Gold u mbyll duke shënuar fundin e kanaleve tematike për të cilat në Digitalb duhet të paguaje ekstra.

Nga ana tjetër, opsionin Pop Corn, (VOD – video on demant), po jepet pa pagesë, nëse je abonent i platformës Digitalb dhe njëkohësisht ke edhe një aparat Flybox. /noa.al/