Transmetuar më 13-01-2018, 21:54

Aktori i humorit Julian Deda reagon në lidhje me kandidaturën e Bashkim Finos për postin e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Deda e cilëson të palogjikshme sipas tij mosheqjen dorë nga mandati si deputet të Finos, teksa është kandidat për postin e kreut të FSHF-së.

“Po mirë more, a ka llogjike kjo”, shkruan Deda.

Postimi i Julian Dedës: Po mire more, a ka llogjike kjo? Zoteria qe kandidon per President FSHF-je nuk heq dore nga mandatet, pra edhe deputet, edhe sekretar ne parti, edhe president ne federate? Edhe e thone sikur te jete diçka normale? Komplet lirshem, komplet fresk, deti kos komplet. Jo mor burre, as behet fjale. Me gjithe respektin por eshte 1000 here me mire Armando Duka./a.k/noa.al/