Transmetuar më 13-01-2018, 20:53

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama nga Vlora duke i kujtuar se atë që ka thënë vazhdimisht opozita do ta dëgjojë nga shqiptarët e bashkuar në protestën e 27 janarit që do të mbahet në Tiranë.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Basha shkruan se jo vetëm Vlora por e gjithë Shqipëria do ti japin një mesazh të fortë Edi Ramës.

“Banditët e kane vendin në burg, jo në qeveri”, shkruan Basha.

Postimi i Lulzim Bashës:

Vlora ka një mesazh të qartë për Edi Ramën:

Më #27janar atë që ke dëgjuar nga opozita, do ta dëgjosh nga populli i bashkuar në sheshin e protestës, në mes të Tiranës.

Koha jote ka mbaruar! Shqiptarët nuk do të pranojnë rënien e drejtësisë në dorë të krimit.

Banditët e kane vendin në burg, jo në qeveri!/a.k/noa.al/