Transmetuar më 13-01-2018, 20:32

Prezantuesja shqiptare Aulona Musta ka ‘shpërthyer’ sot kundrejt publikut në lidhej me lajmet që ata përcjellin interes.

Në profilin e saj në Instagram ajo ka publikuar një lajm për ajrin e ndotur në Tiranë dhe ka thënë se ky lajm është lexuar shumë pak nga publiku shqiptar, edhe pse ndikon te shëndeti i tyre.

Sipas saj lexuesit më shumë interesohen se çfarë ndodh me Getinjon e Mozzik se sa për lajmet që kanë interes jetik për ta.

Postimi i Aulona Mustës:

Ky lajm u postua dje ne @blitz.al dhe e dini cfare? Ishte nje nder lajmet e lexuara me pak! Doni te dini kush ishin lajmet e lexuara me shume? Sherri mes Mozzikut dhe Getinjos me menaxherin e tyre…Dhe thone pastaj e ka fajin media! Kur publiku nuk ka interes te lexoje as artikujt qe kane lidhje me shendetin e tyre, c’faj ka media ne kete rast? Me ndodh shpesh te debatoj me njerez te afert, ose dhe ata virtual te cilet pyesin gjoja me percmim: e kujt i plasi se ku po pushon Armina Mevlani? E kujt i intereson cfare veshi Lori Hoxha?

Atehere si ka mundesi qe pikerisht keta artikuj per te cilet (gjoja) nuk i plas njeriu jane me te lexuarit?! Une si media normalisht qe kerkoj nje feedback dhe bazohem tek feedbacku qe audienca me jep. Dhe kur feedbacku eshte qe lajmet per Mozziku, Noizy, Gonin apo Bertin jane me te klikuarat atehere, a mund te me vesh faj qe une po te jap ty i dashur publik pikerisht ate qe do?!/a.k/noa.al/