Transmetuar më 13-01-2018, 18:08
Publicitet

Duke folur nga Rrësheni, deputetja e Partisë Socialiste Elisa Spiropali, i ka ftuar qytetarët që të bëhen pjesë e platformës shqiperiaqeduam.al.

Spiropali gjatë fjalës së saj ka pranuar se administrata eshte ende e mbushur me tepsixhinj e pazarxhinj të cilëve siç ajo shprehet, shumë shpejt do u vijë fundi.

“E dime qe ende administrata eshte e mbushur me pazarxhinj e tepsixhinj por edhe këtyre ju vjen fundi më shpejt kur ju na ndihmoni, na thoni…në zgjedhjet e rradhës do korrim një sukses më të madh për ju dhe me ju, Shqipëria mund të bëhet dhe do bëhet”, nenvizoi ajo.

Kabineti Rama prej ditës së djeshme ndodhet në qarkun e Lezhës ku po zhvillohen disa takime, por edhe mbledhja e radhes, e qeverisë./a.k/noa.al/