Transmetuar më 13-01-2018, 17:47
Publicitet

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim gjatë pasdites së sotme në Rrëshen.

Ai u është kritikëve pasi ai u vesh si Babagjysh dhe doli në TV Klan, natën e nderrimit të viteve dhe zgjidhi problemin e një fëmije në nevoje dhe një vajze nga komuniteti egjiptian.

“Nuk dalin të gjithë te Ardit Gjebrea se shumë nga ata që rrinë e shofin Ardit Gjebrean, kujtojnë se e vetmja zgjidhje është ajo që u bë për ata të dy por nga ato zgjidhje ne bëjmë çdo javë. Nuk i themi dot njerëzve hajdeni nga Përmeti e Kukësi t’ju nxjerrim në tv. Mediat nuk shkojnë në këto lloj ngjarjesh, se media e ka më kollaj ta mbushi hapësirën me lajme si: fugoni shtyp për vdekje gjyshen, gjyshja shpetoi për qime të perit, edhe qimen e perit s’e kisha dëgjuar ndonjëhere, apo një të moshuare i ra në kokë tulla nga tarraca e fqinjit, kazan, ashtu mendojnë se bëjnë mire…”-/a.k/noa.al/