Transmetuar më 13-01-2018, 11:11

Presidenti amerikan Donald Trump, anulon vizitën e tij në Londër, për shkak se nuk pëlqen selinë e re të ambassadës amerikane.

Por në kryeqytetin anglez ky vendim i tij është kthyer në tallës.

Muzeu Madame Tussaudse nxorri statujën prej dylli të Trump në rrugë, para selisë diplomatike.

“Trump anuloi vizitën e tij dhe kështu ndërhymë ne! Ishte padyshim surprizë për punëtorët e ambasadës”, shkroi në Twitter, muzeu.

Në fakt përreth statujës u afruan kalimtarë të shumtë, duke realizuar fotografi selfie me të. /a.y/noa.al