Transmetuar më 13-01-2018, 11:00

Një shpërthim i fuqishëm është shënuar paraditen e sotme, pranë një dyqani në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Rus” të qytetit verior, ku të dhënat janë ende të pakta.

Paraprakisht flitet dhe për tre persona të lënduar, të cilët janë dërguar për mjekim në spital.

Të lënduarit mendohet se kanë qenë në ambientet e dyqaneve të tyre.

Dyshohet se lënda plasëse është vendosur në një makinë fuoristradë, duke shkaktuar dëmtime në një dyqan dhe në ambientet përreth.

Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për të zbuluar më shumë, si dhe shënjestrën e atentatit. /a.y/noa.al