Transmetuar më 13-01-2018, 08:42

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit jep të dhëna lidhur me motin në vendin tonë, ku rikthehen hemperaturat e ulëta, reshjet e shiut dhe dëborës.

Ditën e sotme, e shtunë 13 janar, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet: 6 °C deri në 14 °C; në vendet e ulëta: 3 °C deri në 13 °C dhe në vendet malore: -1 °C deri në 5 °C.

Ndërkohë era në veri të vendit era pritet të fryjë e fortë. Ndërsa pjesa më e madhe e vendit do të jetë e dominuar nga shiu, nuk do të mungojë as dëbora.

Dëborë pritet të bjerë në zonën e Kukësit, Pukës dhe Korçës, por nuk përjashtohen reshje sporadike edhe në zona të tjera.

Edhe gjatë së dielës pritet të vijojë i njëjti mot, me temperatura disa gradë më të ulëta dhe me reshje më të dendura. /a.y/noa.al