Transmetuar më 13-01-2018, 08:30

Festat e fundvitit bashkë me atmosferën e ngrohtë na lanë si dhuratë edhe disa kilogramë më tepër.

Por për të lehtësuar trupin dhe për të rifituar linjat, ju mund të përdorni një çaj të cilin mund ta përgatisni lehtësisht në shtëpi.

Bëhet fjalë për një çaj vetëm me dy përbërës, limon dhe gjethe dafine.

Gjithë sa ju duhet për të përftuar një filxhan me çaj, është një gjethe dafine dhe lëkura e ¼ së kokrrës së limonit.

Vini fillimisht të zjejë gjethen e dafinës dhe më pas rreth gjysmë minute para se ta fikni, shtoni dhe lëkurën e limonit.

Ky çaj stimulon tretjen dhe shkrirjen e yndyrës, ndaj bëni mirë që të nisni ta përdorni. /a.y/noa.al