Transmetuar më 13-01-2018, 08:17

Kryeministri Edi Rama jep një lajm të mirë për vendin tonë, lidhur me sektorin e turizmit.

“Mirëmëngjes dhe me këtë lajm për Shqipërinë turistike në mediat skandinave, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook, ku publikon dhe një video.

Në video dëgjohet se Saranda është një pikë e bukur turistike dhe ka Korfuzin në anën tjetër.

Më tej thuhet se është një qytet shumë i lirë me ushqim të mirë vendas, mundësi për ekskursione, kalata që mundësojnë banjo dielli në plazhet gurore por ka dhe plazhe me përzierje gurësh dhe rëre, por kryesisht janë plazhe gurore.

Po ashtu thuhet se resortet janë direkt në det me ballkone me pamje nga deti dhe se më mirë se kaq nuk mund të bëhet.

Nënvizohet se nuk ka shumë hotele të mëdha, por kryesisht janë hotele të vogla intime dhe mund të integrohesh lehtë me vendasit dhe të bëhesh mik dhe me pronarin e hotelit.

“Nëse do të zhvendosesh në drejtim të veriut, është edhe e reja jonë për këtë vit që quhet “bregdeti i Durrësit”. Ndodhet përafërsisht 30-40 km nga kryeqyteti Tirana. Këtu kemi të bëjmë me plazhe që i ngjajnë Alcusdias dhe Majorka. Një plazh i gjatë 7 km 30 metra të gjerë dhe rreth 20 metra nga vija bregdetare para se uji të thellohet, pra perfekt për familje me fëmijë. Hotelet ndodhen direkt në plazh. Për momentin ne jemi duke ndërtuar hotelin tonë në të cilin shpresojmë të dërgojmë shumë familje me fëmijë”, thuhet në emision. /a.y/noa.al