Transmetuar më 13-01-2018, 08:00

Largimi i Sokol Ballës nga Top Channel ku prej shumë vitesh drejtonte emisionin “Top Story” bëri bujë.

Pas kalimit të tij tek Vizion Plus, nisën të përfliten emra gazetarësh që mund ta zëvendësojnë.

Mes tyre u përfol për një rikthim të gazetares Sonila Meço në ekran, e cila prej më se dy vitesh që nga mbyllja e Agon Channel nuk është angazhuar në televizion.

U tha se Meço do të drejtojë “Top Story”, por lidhur me këto zëra ajo ka bërë një reagim në Facebook.

“Për një gazetar, kulmi profesional arrin kur emri i tij lidhet me emrin e medias më të fuqishme e të rëndësishme në vend. Kjo më ka bërë të ndihem mirë dhe të përjetoj pozitivisht çdo lajm, apo lajm të rremë që ka qarkulluar me emrin tim. Prej 2 vitesh e gjysmë, që nga koha e mbylljes së Agon Channel kam zgjedhur të qëndroj larg ekranit, për t’i qëndruar kësisoj larg ‘kazanit’ në rastin më të mirë, ose mediave të regjimit në rastin më të keq. Andaj edhe rikthimi im, kurdo që ai të ndodhë, do të jetë në një media të lirë, as ‘kazan’ e as media regjimi”. /a.y/noa.al