Transmetuar më 12-01-2018, 23:27

Një djalë 10 vjeç është gjetur duke fjetur në mbajtësen e triçiklit, në temperatura shumë të ulëta, për të shmangur rrahjen e radhës nga prindërit e tij.

Fqinjët janë shokuar nga pamja e trupit të tij, e mbushur me plagë. Sipas mediave lokale të Kinës, thuhet se djali është larguar nga shtëpia pasi është goditur rëndë nga prindërit.

Incidenti ndodhi në 8 janar, në një lagje në San Qiao, në Kinën Jugore. Burri që e zbuloi mendoi që ishte një pulë që fshihej poshtë mbulesave.

Mendohet që vogëlushi ka fjetur i zhveshur në triçikël gjatë gjithë natës, ku temperaturat shënonin -2 gradë.

Njerëzit filluan t’i sillnin rroba për ta veshur dhe telefonuan policinë. Babai i 10-vjeçarit u justifikua duke thënë se djali kishte bërë gabime, dhe u dënua në këtë mënyrë.

Prindërve iu dha një paralajmërim verbal para se të merrnin djalin, ndërsa policia vazhdon hetimet për të gjetur detaje tjera. /k.k/noa.al/