Transmetuar më 12-01-2018, 21:07

Ky 42-vjeçar nuk është demoralizuar derisa ka gjetur gruan e ëndrave, por më parë ka lënë dy të tjera. Ai i ka bërë publike historitë e tij, ku njëra ka nisur shumë herët, dhe përfundoi po herët.

Por kjo nuk e ndali për të rendur pas lumturisë, që edhe me gruan e dytë nuk arriti të plotësohej. Epo, e treta e vërteta. Ja historia e tij.

“Sekreti i një marrëdhënie me harmoni është që të gjesh personin që e sheh si shok ose shoqe të ngushtë.

Mos ja fusnit kot, se nuk është as pasuria e as bukuria. Madje, madje as dashuria nuk është e mjaftueshme gjithmonë.

Jam një 42-vjeçar shkodran me shkollë të lartë. Ama nuk kam patur fat në lidhje. Martesën e parë e bëra në moshë shumë të re, dhe mori fund sepse ishim tipe të kundërt.

Nusja e parë më ndau sepse donte të ndiqte shkollën jashtë vendit dhe unë nuk doja të ikja.

E dyta nuk më ndau. Atë e ndava unë. Edhe pse isha i pjekur, ajo nuk më plotësonte intelektualisht.

Nuk bëja dot një bisedë me të, përveçse ça kishte blerë në pazar për të gatuar, dhe thashetheme fisi. Sa ta tradhëtoja kot, e lashë më mirë.

Sot është martuar dhe ka fëmijë. Edhe ajo duket më e lumtur se kur ishte me mua. Kur mendova se nuk do të krijoja më lidhje serioze, njoha gruan që kam sot.

E treta e vërteta. Ajo më ka çuar në qiellin e shtatë që në takimin e parë. 

Do thoni ju çfarë ka kjo që se gjeta tek të tjerat? Asgjë më shumë në pamje të jashtme, por tipi i saj është fiks si të ishte shoqja ime më e mirë.

Merremi vesh me telepati. Më kupton dhe e kuptoj pa pasur nevojë për fjalë.

Është qetësia, nervi dhe dashuria ime. Ma bën jetën të qetë dhe emocionuese në të njëjtën kohë. Ma ka çuar tensionin edhe 20 në debate, ama lumturia me të është e papërshkrueshme.

Prandaj mos u kënaqni me pak njerëz. Diku aty jashtë është njeriu që bën për ju, mos u dorëzoni! Ka gjithmonë kohë!”, shkruan ai.