Transmetuar më 12-01-2018, 20:52

Lidhur me deklaratat e fundit, se në maternitetitn “Koço Gliozheni”, foshnjat që kanë humbur jetën kohët e fundit kanë qenë si pasojë e mungesës së infrastruktirës mjekësore, Prokuroria ka nisur hetimet.

Grupi hetimor ka nisur punën pas denoncimit të deputetit demokrat Bardh Spahia, i cili deklaroi në profilin e tij në facebook se 10 bebe humbën jetën ditët e fundit në këtë spital, per shkak te mungesës se inkubatorëve.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë rezultati i hetimeve nga ana e organit të akuzës për këtë çështje, e cila shkaktoi reagime të shumta.

Deklarata e deputetit demokrat, u pasua nga qëndrime të tjera institucionale, por edhe në rrjetet sociale.

Për këtë çështje reagoi edhe drejtori i maternitetit, Arben Rugia, që tha se nuk ka pasur humbje jete psr shkak ts inkubatorëve.

“Reparti i reanimacionit të neonateve ka 12 pajisje të tilla, ku 4 inkubatorë janë te rinj. Ndërsa 8 foshnja nuk kanë mbijetuar për shkak të anomalive të rënda”, tha ai.

Edhe mjekët e maternitetit dhanë versionin e tyre, duke theksuar se vdekshmëritë e foshnjave kanë qenë për faktorë shëndetësorë, dhe jo për mungesë pajisjesh. /k.k/noa.al/