Transmetuar më 12-01-2018, 19:29

Pjesë e diskutimeve që Presidenti Meta pati sot me homologen e tij kroate, ishte edhe çështja e Ballist Morinës, i cili ndodhet i arrestuar në këtë shtet.

NOA.al mëson se kreu i shtetit shqiptar, e shrytëzoi këtë vizitë zyrtare edhe për të folur për këtë çështje, në mënyrë që të gjenden zgjidhjet e mundshme.

Presidenti Meta, në kohën kur Ballist Morina ishte drejt ekstradimit në Serbi, thirri në një takim ambasadoren kroate në Shqipëri.

Pas këtij takimi Kroacia vendosi që të mos lejonte ekstradimin e Morinës për në Serbi.

Ende nuk ka një vendim përfundimtar për fatin e Ismail (Ballist) Morinës. /k.k/noa.al/