Transmetuar më 12-01-2018, 18:39

Punonjësit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në qytetin e Kavajës janë ndeshur pasditen e sotme gjatë një kontrolli në terren me kundërshtimin e një abonenti.

Pas debatit me fjalë me grupit të punës së OSHEE dhe abonentit Dritan K., ky i fundit ka përdorur armën e zjarrit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 teksa në momentin që punonjësit e OSHEE do të kryenin kontrollin,  qytetari i ka kërcënuar ata duke i qëlluar me armë.

Fatmirësisht nga plumbat nuk pati të lënduar.

Abonenti është ndaluar nga policia e cila po kryen hetimet mbi ngjarjen bazuar mbi provat si dhe ka sekuestruar armën e zjarrit, çifte. /b.l/noa.al/