Transmetuar më 12-01-2018, 18:03

Ndërkohë që ndodhej në pistën e kërcimit duke shijuar vallëzimin me bashkëshortin e saj, një nuseje të re i kanë shpërthuar ujërat duke lënë me gojë hapur të gjithë të ftuarit e dasmës.

Dannie Mountfort 19 vjeçe dhe bashkëshorti i saj Carl 18 vjeç, po shijonin kërcimin e parë si burrë e grua kur vajza e tyre vendosi se kishte ardhur koha për të ardhur në jetë.

E veshur me fustanin e bardhë, çifti i larguan me shpejtësi drejt spitalit duke lënë familjarët dhe miqtë të vijonin festën.

Vajza e tyre e cila lindi në orët e para të mëngjesit gëzon shëndet të mirë, ndërsa prindërit e rinj e pagëzuan me emrin Jasmine.

"Një moment po kërceja me bashkëshortin tim dhe një tjetër moment e gjeta veten duke sjellë në jetë vajzën time të vogël. Ishte një surprizë e madhe, por e bëri ditën tonë të dasmës edhe më të bukur.

Edhe pse Jassmine lindi pak e vogël në peshë ajo është mjaft e shëndetshme dhe ka sjellë vetëm gëzim në jetën tonë. Padyshim që ajo ditë do të mbetet më specialja në jetën tonë", tha ajo për Mirror. /b.l/noa.al/