Transmetuar më 12-01-2018, 17:33

Dy fëmijë të mitur në qytetin e Shkodrës kanë përfunduar në spital, pasi kanë pësuar probleme me frymëmarrjen.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Balshaj- Grizhë, ku M.R., 12 vjeç dhe M.R,, 15 vjeç përkatësisht vëlla e motër duke luajtur në breg të liqenit të Shkodrës kanë gjetur një material që përdoret nga ushtria.

Sipas burimeve policore fëmijët e kanë dëmtuar atë dhe për pasojë materiali ka çliruar gaz duke u shkaktuar edhe probleme me frymëmarrjen.

Menjëherë pas incidentit ata janë dërguar për mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës, ku pasi kanë marrë ndihmën e nevojshme janë larguar për në banesë pa probleme shëndetësore.

Lidhur me këtë rast, materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme. /b.l/noa.al/