Transmetuar më 12-01-2018, 16:17

Në një kohë kur në Lezhë po zhvillohet mbledhja e parë e qeverisë "Rama 2" për këtë vit, jashtë godinës ku janë ministrat po zhvillohet një protestë.

Në këtë mënyrë kanë zgjedhur ta presin Kryeministrin Edi Rama në qytetin e Lezhës qytetarët në nisje të takimit dyditor të qeverisë atje.

Protesta është zhvilluar nga banorët të Torovicës, të cilët i kanë kërkuar kryeministrit ndërtimin e rrugës së fshatit të tyre, duke i kërkuar kreut të qeverisë që të mbajë premtimin.

Ndërkohë, në të njëjtën protestë, disa të rinj kanë shfaqur edhe pankarta me mbishkrimin si: "Trafikant"," krim", “U plaka duke pritur rrugën e Torovicës” etj.

Nga ana e saj ministrja e Arsimit Linditra Nikolla, njëherëësh deputete në këtë qark, bisedoi me disa banorë, ndërsa u premtoi atyre se do të shqyrtohet projekti për rikonstruksion. /b.l/noa.al/