Transmetuar më 12-01-2018, 15:44

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në qytetin e Shkodrës, ku një grua ka humbur jetën pasi ka rënë nga ballkoni.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër, ndërsa viktima është identifikuar si shtetasja me inicialet F.D., 86 vjeçe.

Burime policore bëjnë me dije se e moshuara ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i banesës së saj dhe si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Fundi ka qenë fatal për të moshuarën për shkak të lartësisë dhe plagëve të marra duke mos pasur mundësi që të marrë ndihmë mjekësore.

Lidhur me rastin, materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për ngjarje aksidentale./b.l/noa.al/