Transmetuar më 12-01-2018, 15:13

Nuk janë dakord me largimin nga puna dhe kanë vendosur që të padisin ministren.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjinaj është paditur nga 5 ish- punonjës për shkak të largimeve të tyre nga puna.

Pesë ish- punonjësit në disa sektorë në varësi të Ministrisë së Drejtësisë kanë paditur ministren dhe kërkojnë shfuqizimin e urdhrit për largimet e tyre nga puna.

Padia është depozituar në gjykatë nga punonjësit Petrit Bakiu, Bledar Kabashi, Gerhard Xhafa, Valbona Kryemadhi dhe Arlind Arapi.

Kujtojmë se pak kohë më parë Ministrja Gjonaj ka shkarkuar nga puna 8 drejtues të hipotekave në vend, pasi sipas saj janë ankuar qytetarët. /b.l/noa.al/