Transmetuar më 12-01-2018, 14:49

Dalin detaje të reja lidhur me një djalë nga Lezha, i denoncuar në polici nga një vajzë 13-vjeçare me të cilën ai kishte lidhje, madje bashkëjetonte prej disa kohësh.

Nga ana e policisë, gjatë ditës së djeshme, u bë arrestimi i 24-vjeçarit A.Grepi, banues në Lezhë.  

Prangosja e tij u bë pasi dyshohet se pas marrjes së aktit të ekspertimit mjeko-ligjor nga mjeku ligjor, si dhe nga deklarimet e veprimet e kryera rezulton se, ka konsumuar element të veprës penale “Marrëdhënie seksuale me të mitura”.

Ngjarja u zbulua pasi vajza me të cilën ai jetonte, vetëm 13-vjeçe e denoncoi në polici për dhunë.

Për të miturën u lëshua urdhër mbrojtjeje, dhe fillimisht u hetua në gjendje të lirë, ndërkohë që hetimet zbuluan konsumin e aktit seksual, duke bërë që të arrestohet.

Noa.al mëson se si vajza edhe djali janë pjesë e komunitetit rom. Madje Grepi në momentin e arrestimit ka shprehur habi, duke thënë se për ta është normale që të fejohen e bashkëjetojnë në moshë të tillë. /a.y/noa.al

Bashkëjetonte me një 13-vjeçare, por pas asaj që bëri i riu përfundon në polici

Foto ilustruese