Transmetuar më 12-01-2018, 14:24

Dhimbja e shpinës përfshin një pjesë të gjerë që nga pjesa e poshtme dhe e prapme e qafës, pjesa e prapme e shpatullave, zona rreth klavikulave deri poshtë belit. 

Specialistët pohojnë se nuk duhen nënvlerësuar asnjëherë veçanërisht dhimbjet e fiksuara në një zonë dhe të vazhdueshme. 

Nëse dhimbja e shpinës nuk largohet, atëherë trupi juaj ju dërgon sinjale se diçka nuk shkon mirë dhe se duhet të kërkoni menjëherë ndihmë. Është koha për të shkuar vizitë tek mjeku, pasi mund të vuani nga:

Gurët në veshka- Dhimbjet e kurrizit shpesh janë një alarm për të shkuar te mjeku, pasi për shkak të përqendrimit të madh të urinës, organizmi mund të ketë formuar gurë në veshka.

Artriti- Pjesa e poshtme e shpinës është posaçërisht e rrezikuar nga kjo sëmundje, sepse përballon pjesën më të madhe të shpinës. Fatmirësisht, sëmundja mund të shërohet nëse zbulohet me kohë.

Osteoporoza- Kjo sëmundje është e njohur si dendësia e eshtrave dhe paraqet sëmundje të qetë për të cilën shumica as që e dinë që janë me osteoporozë.

Inlacion të zorrëve ose fshikëzës së urinës- Një sërë simptomash të tjera që absolutisht nuk duhet të injorohen janë problemet me zorrën ose fshikëzën e urinës dhe mpirjen e ijëve. Këto simptoma mund të paralajmërojnë për sindromën e bishtit të kalit (sindroma cauda equina), një gjendje e rrallë që ushtron shumë presion tek nervat në fund të shtyllës kurrizore, ku lidhet me organet e legenit. Nëse dyshoni që keni problem me zorrët, kërkoni menjëherë ndihmën e mjekut, sepse ajo mund të pëlcasë dhe të shkaktojë hematoksi, më vonë edhe vdekje.