Transmetuar më 12-01-2018, 14:11

As gjykata e Apelit nuk e ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-gjyqtarin, Shkëlqim Miri. 

Sipas ekspertëve mjekoligjorë, Shkëlqim Mirit, nuk i rrezikohet jeta në paraburgim, siç pretendonte avokati mbrojtës se ish- gjyqtari vuan nga një sëmundje tumorale.

Pavarësisht këtij rezultati, ku në akt- ekspertimin thuhet se gjyqtari është me tumor,  ekspertët deklaruan në Gjykatën e Shkallës së Parë se nuk i rrezikohet jeta.

Ekspertiza është bërë nga eksperti Elmaz Shaqiri, ndërsa vetë ish- gjyqtari Miri por edhe avokati i tij, kanë deklaruar se shuma prej 34 milionë lekësh që iu gjetën në banesë para arrestimit ishte për kurimin e tij.

46-vjeçari u arrestua më 9 nëntor të vitit 2017, pasi dyshohet se ka marrë rryshfet për ndryshimin e vendimit gjyqësor ndaj shtetasit Gentian Doda. /b.l/noa.al/

Gjyqtari Miri në spitalin e burgut në gjendje të Rëndë, Krimet e Rënda e lënë pas hekurave

Gjyqtari Miri kërkon hetim në liri. Kushëriri “sekser” i tij kyç gojën: S’jam mirë me shëndet

Iu gjetën 340 milionë lekë në banesë, KLD pezullon nga detyra gjyqtarin

Lihet në burg gjyqtari Miri, avokati Visha: Prokuroria të flasë me prova

Arrestohet gjyqtari i apelit Shkëlqim Miri, policia jep detaje