Transmetuar më 12-01-2018, 13:19

Pas deklaratës së bërë një ditë më parë nga deputeti demokrat, Bardh Spahia se në pavijonin e Neonatologjisë tek Materniteti i Ri është një situatë e rëndë, pasi nuk ka inkubatorë dhe poste për oksigjenin e fëmijëve, madhje gjatë 24 orëve kanë vdekur 3 neonatë, ka ardhur edhe reagimi i maternitetit "Koço Gliozheni".

Ky institucion ka mohuar kategorikisht ngjarjen, ndërsa thekson se asnjë vdekje nuk ka ndodhur për shkak të mungesës së inkubatorëve. Mes të tjerash materniteti bën me dije se 8 raste të vdekjeve muajt e fundit kanë ndodhur për shkak të amolive të rënda.

Reagim i Maternitetit Koço Gliozheni:

Në maternitetin Koco Gliozheni priten mbi 4 mijë lindje në vit në kushte optimale nga një personel mjekësor i kualifikuar; kryhen mbi 2500 intervente për patalogji obsetrikale dhe gjinekologjike të ndërlikuara me vdekshmëri amëtare Zero!

Vdekshmëria nenonatale, përfshirë edhe këtë aktuale ka pësuar rënie nga vitit në vit.

Në lidhje me statusin e publikuar sot në rrjetet sociale, Materniteti “Koco Glozheni” ju bën me dije se në këtë spital, nuk ka patur humbje jete të neonatëve për shkak të mungesës së inkubatorëve apo mirëmbajtjes së tyre. Repartit të Reanimacionit, me investimet e kryera vitet e fundit, i janë shtuar dhe 4 inkubatorë të rinj.

Por çdo mjek e di se, ashtu si në cdo maternitet, paraqiten raste të anomalive të papajtueshme me jetën. 8 rastet e trajtuara gjatë muajve të fundit kishin anomali të rënda si kardiopati kongenitale, hidrops fetal, transfusion feto-fetal, me peshë 800-850 gramë dhe me moshë barre nën 26 javë, për të cilët ekipi i kualifikuar i mjekëve tanë bënë përpjekjet maksimale për trajtimin e tyre, por janë anomali të rënda, të papajtueshme me jetën, që fatkeqësisht ndodhin në të gjitha strukturat shëndetësore edhe në rajon, Europë.

Ekipi i Maternitetit “Koco Glozheni” mbetet i përkushtuar në ofrimin e shërbimeve me standarte të larta në kujdesin ndaj nënës e fëmijës dhe u lutet mediave që të japin ndihmesën e tyre të vyer, duke mos lejuar përhapjen e lajmeve të rreme apo qëllimisht të deformuara në rrjetet sociale./b.l/noa.al/