Transmetuar më 12-01-2018, 13:06

Gjatë ditës së sotme ka nisur prishja e këndit të lojërave “7 xhuxhat” në rrugën e Elbasanit në Tiranë.

Mësohet se hapësira e këndit të lojërave do të shndërrohet në një kënd modern lojërash për fëmijë dhe ambient relaksues për të rriturit.

Bashkia e Tiranës ka nisur sot zbatimin e projektit të rikonceptim të parkut të lojërave të fëmijëve, ndërsa projekti do mundësojë që pjesa e nëndheshme të shërbejë edhe për një parking nëntokësor publik.

Parku i lojërave do të shoqërohet me lulishte dhe ambiente të gjelbra. Parku cilësohet pronë publike, pasi i është rikthyer në pronësi Bashkisë së Tiranës, me përfundimin e koncensionit. /a.y/noa.al