Transmetuar më 12-01-2018, 12:20

Ministria e Drejtësisë e drejtuar nga Etilda Gjoni, publikoi mbrëmjen e së enjtes, listën e drejtuesve të rinj në burgje.

Mes tyre spikat edhe emri i një gazetareje 31-vjeçare, e cila është emëruar në krye të burgut të grave te "Ali Demi" në Tiranë.

Bëhet fjalë për Elona Demollarin, e diplomuar për gazetari. Kujtojmë se ajo ka punuar për disa vite në gazetën Shekulli, kryesisht me sektorin e sociales dhe kulturës.

Nga eksperienca në gazetë, ajo filloi punë si zëdhënëse e Avokatit të Popullit, në periudhën e drejtuar nga Igli Totozanit dhe tashmë merr postin e drejtoreshës.

Lista e emrave të drejtuesve në burgje

1- I.E.V.P. Fushë Krujë Agron Hysi

2- I.E.V.P. Sarandë Nasip Hoxha

3- I.E.V.P. Vlorë Ilir Aliaj

4- I.E.V.P. Tepelenë Redi Rama

5- I.E.V.P. Shkodër Gezim Selimi

6- I.E.V.P. Rrogozhinë Ibrahim Bejo

7- I.E.V.P. Peqin Emin Shpata

8- I.E.V.P. Lushnjë Judmir Shurdhi

9- I.E.V.P. Tropojë Flutura Vatoci

10- I.E.V.P. Kukës Seit Vucaj

11- I.E.V.P. Korçë Novruz Hoxha

12- I.E.V.P. Lezhë Shaban Hysa

13- I.E.V.P. Fier Arjan Hasani

14- I.E.V.P. Elbasan Andis Salla

15- I.E.V.P. Burrel Fatjon Kurti

16- I.E.V.P. Berat Hikmet Kelliçi

17- I.E.V.P. Krujë Abaz Lleshi

18- I.E.V.P. Durrës Qazim Hoxha

19- I.E.V.P. “A.Demi” Elona Demollari

20- I.E.V.P. “J.Misja” Maksim Hamiti

21- I.E.V.P. “M.Peza” Mithat Shimaj

22- I.M.Kavajë Njazi Deliu

23- I.E.V.P. Vaqar Petrit Myslymi

24- Spitali Burgjeve Apostol Luca. /a.y/noa.al