Transmetuar më 12-01-2018, 09:54

Parandalohet një ngjarje e rëndë në Vlorë, ku një person është kërcënuar disa herë deri sa ka mbetur i plagosur.

Gjatë ditës së djeshme 37-vjeçari vlonjat Elton Zotaj, në lagjen “Lef Sallata”, ka goditur me një levë hekuri, duke e lënë të dëmtuar 63- vjeçarin M.M.

I dëmtuari pas ndihmës së marrë në spital ka bërë denoncimin në polici, duke çuar në arrestimin e tij.

Policia ka bërë arrestimin e Zotaj me qëllim parandalimin e ndonjë ngjarje të rendë kriminale, pasi ai ka shfaqur rrezikshmëri shoqërore duke e kanosur edhe herë të tjera të dëmtuarin.

Megjithatë për arsye hetimore, policia nuk bën me dije detaje të mëtejshme nga konflikti mes tyre.

Lidhur me këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”. /a.y/noa.al

Foto ilustruese