Transmetuar më 12-01-2018, 09:36

Një deklaratë e publikuar nga “Wall Street Journal”, e destinuar që të ngjallë diskutime.

“Kam me shumë gjasë një raport shumë të mirë me Kim Jong Un”. Është kjo deklarata e bërë nga Presidenti amerikan Donald Trump, pa hyrë në detaje nëse ka folur ndonjëherë apo jo me Kim.

I pyetur lidhur me këtë çështje ai tha, “Nuk komentoj! Nuk dua të them nëse kam folur ose jo. Thjesht nuk dua të komentoj”.

Në një takim të mbajtur në Studion Ovale me disa anëtarë të Kongresit, ai flet edhe për temën e emigrantëve, dhe kur u pyet nëse do të hiqte statusin e mbrojtjes ndaj mijëra emigrantëve nga Haiti, El Salvador dhe disa vendeve afrikane dha një përgjigje të papritur.

“Për cilën arsye, SHBA-të duhet të mbajnë gjithë këta njerëz që vijnë nga këto vende plehra? Do ishte shumë më mirë që të kishte më shumë njerëz nga vende si Norvegjia për shembull”, deklaroi ai, shkruan noa.al.

Shtëpia e Bardhë momentalisht nuk e ka komentuar episodin e raportuar nga “Wall Street Journal”, duke cituar të pranishëm gjatë takimit.

Mes masave të diskutuara ishte edhe rritja me 1500 miliardë dollarë e fondit për ndërtimin e murit në kufi me Meksikën. /a.y/noa.al